Skip to content

“Imp!act Training Event Tirana”

Kohëzgjatja: Shkurt 2016 – Korrik 2016
Mbështetur financiarisht nga: Council of Europe, mbështetur nga European Youth Foundation (EYF)
Partnerë: Euforia Organization
Zbatues: Shoqata DEV-AID

Projekt pilot nga të rinjtë për të rinjtë, me synimin për ti frymëzuar dhe fuqizuar ata të marrin rol aktiv ndaj sfidave ndërkombëtare si ngrohja globale, varfëria dhe racizmi. Një trajnim katërditor, në të cilin u zhvilluan aftësi për ti ndihmuar të rinjtë në marrjen e iniciativave, për t’u përfshirë në shoqëri dhe për të krijuar mundësi të reja personale e profesionale, përmes mësimit praktik, punës në grup dhe eksperiencës së drejtpërdrejtë. Projekti u dha pjesëmarrësve aftësi në menaxhim projektesh përmes përvojës nga trajnerë ndërkombëtarë, ide mbi krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit, duke qenë në linjë me prioritetet e Këshillit të Europës për rritjen e pjesëmarrjes rinore dhe kohezionit social. Në plan afatgjatë, synohej mbështetja e ideve të lindura, përhapja e mesazhit të fuqizimit rinor dhe forcimi i sistemit të mbështetjes për të rinjtë në Shqipëri.

Imp!act Tirana – Frymëzim, veprim dhe bashkëpunim për ndryshim!