“Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”
Kohëzgjatja: Mars – Prill 2023 Mbëshetës financiar: Bashkia Tirane Implementues: Shoqata DEV-AID Projekt kulturor dhe social, i mbështetur nga Bashkia Tiranë, që bashkoi gra nga të gjitha trevat shqipfolëse në
E themeluar më 1 tetor 2013, DEV-AID është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jopolitike dhe jofetare, e krijuar nga iniciativa e një grupi profesionistësh me përvojë të gjatë në mbështetjen e komuniteteve dhe grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.
E udhëhequr nga parimet e dinjitetit njerëzor, barazisë dhe solidaritetit, DEV-AID punon për fuqizimin e individëve dhe komuniteteve, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, krijimin e mundësive të barabarta dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.
Përmes shërbimeve komunitare, edukimit, zhvillimit të aftësive, mbështetjes për punësim, advokimit dhe partneriteteve, organizata synon të sjellë ndryshime pozitive dhe të prekshme në jetën e njerëzve dhe në shoqëri.