Fushat e Veprimit
Informojmë. Ndërgjegjësojmë. Frymëzojmë
Ne besojmë se informacioni dhe njohuritë kanë fuqinë të frymëzojnë njerëzit, të nxisin pjesëmarrjen dhe të krijojnë ndryshime pozitive.
Për DEV-AID, komunikimi është më shumë sesa prezantimi i aktiviteteve tona. Është një mënyrë për të ndarë përvoja, për të promovuar ide, për të ndërgjegjësuar komunitetet dhe për t’i bërë njohuritë të aksesueshme për të gjithë.
Në këtë hapësirë mund të na ndiqni në rrjetet sociale, të eksploroni videot tona edukative dhe të gjeni broshura, publikime dhe materiale ndërgjegjësuese të zhvilluara në kuadër të veprimtarisë sonë.
Sepse njohuritë që ndahen, frymëzojnë veprime që sjellin ndryshim.