Skip to content

“#doitYourself – Formim Profesional dhe Energji e Rinovueshme”

Kohëzgjatja: Dhjetor 2017 – Maj 2019

Mbështetur financiarisht: Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Mbrojtjen e Klimës në Federatën Niedersachsen – Gjermani, Bread for the World (Bfdw) – Gjermani

Partnerë në zbatim: Shoqata DEV-AID dhe Drejtoria Rajonale e formimit Profesional Publik Nr. 4, Tiranë.

Partnerë mbështetës: Njësia Administrative Kashar -Tiranë

 

Projekt inovativ që ndërthur arsimin dhe formimin profesional me zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin drejt energjisë së pastër. Nxënës të arsimit profesional u angazhuan në projektimin dhe instalimin e paneleve diellore ekologjike në gjashtë shkolla në Kashar, Tiranë, duke zhvilluar aftësi praktike të kërkuara në tregun e punës, duke nxitur vetëpunësimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor.