8 Mars 2018. Shoqata DEV-AID, sё bashku me shoqata tё tjera, u bёnё pjesё e marshimit me qindra gra e vajza, veprimtare të të drejtave njerëzore, tё cilat zhvilluan një marshim proteste në ditën ndërkombëtare të gruas. Sё bashku protestuam para institucioneve shtetërore, duke kërkuar më shumë mbrojtje, dinjitet dhe të drejta njerëzore për pjesën më të diskriminuar të shoqërisë. Pёrfaqёsues tё shoqatёs DEV-AID, shpёrndanё mesazhe tek gratё, vajzat dhe tek gjithkush tjetёr si njё mёnyrё sensibilizmi dhe ndёrgjegjёsimi mbi vlerat, forcёn dhe rёndёsinё e padiskutueshme tё gruas nё cdo sferё tё shoqёrisё si edhe mbi luftёn e vazhdueshme pёr barazi dhe tё drejta tё barabarta.